Erdogani nesër viziton Beogradin.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nesër do të vizitojë Serbinë për të marrë pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke mësohet se në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi që do të kryesohet nga Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të marrin pjesë edhe ministra dhe zyrtartë përkatës.
Gjatë takimeve do të rishikohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe, do të diskutohen hapat që mund të hidhen për thellimin e bashkëpunimit si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës gjatë periudhës 7-8 tetor e cila ka një rëndësi të veçantë për shkak se do të zhvillohet në një periudhë kur festohet 140-vjetori i ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Serbi, do të zhvillohet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.
Gjatë vizitës krahas hapjes së projekteve të realiziuara në Serbi nga TIKA, planifikohet që të zhvillohen edhe ceremoni të ndryshme për inaugurime dhe hapjen e fabrikave të ngritura nga kompanitë turke.
Në kuadër të vizitës, pritet që me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, presidentit serb, Vuçiç dhe kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komsiç në Beograd të zhvillohet edhe takimi i Samitit trepalësh Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi i cili është formuar me qëllim përmirësimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Me rastin e samitit pritet dhe pjesëmarrjen e liderëve pritet të zhvillohet edhe ceremonia e fillimit të autostradës Sarajevë-Beograd.