Thellohet paniku në Gjermani, mbi 10,000 të prekur me koronavirus

17:18 | 19 Mars 2020

Ka shkuar mbi 10,000 numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve.

Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se luftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të infektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar”, tha ministrja e Mbrojtjes, raporton REL.

Komento: