Thellohet përçarja në LDK, kandidati për deputet i afërt me Përparim Ramën kërkon përgjegjësi pas rezultatit

23:18 | 07 Qershor 2026

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po thellohen përçarjet pas rezultatit të zgjedhjeve.

Kandidati për deputet, Bekim Gashi, që është kryetar i nëndegës në Hajvali dhe i afërt me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, ka bërë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi pas rezultatit, shkruan Reporteri.net.

“Ka ardhur koha për reflektim. Gabimet duhen pranuar, ndërsa përgjegjësia duhet marrë”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka qenë më herët drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Më herët edhe kandidati për deputet Arben Gashi duartrokiti një deklaratë ku bëhej thirrje për ndryshim lidershipi.

Komento: