Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërin mëngjesin e së martës.
20 vjeçarja, Xhesika Biqiku, ka ndërruar jetë pas tre ditësh në spital. Ajo ishte në gjendje kome.
Xhesika u aksidentua në momentin e tërmetit pasi po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.
Nga ana tjetër, aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore në spitale 40 persona, 33 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës dhe 3 jashtë vendit.
Rreth 930 është numri I të lënduarve, ndërsa mbi 5 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre. /ORAinfo/