
Mbrojtësi i AC Milan, Theo Hernandez ka theksuar se ai është i lumtur në ‘San Siro’. Kjo deklaratë e tij vije pas thashethemeve se Paris Saint-Germain po synon transferimin e tij.
Në sezonin e tij të dytë me fanellën e Milanit Theo kishte edhe disa ulje dhe ngritje, por edhe një herë francezi ishte një nga protagonistët absolutë të një Rossoneri që përfundoi i dyti në kampionat dhe që më në fund u kthye për t’u kualifikuar në Champions League.
Calciomercato së fundmi shkroi se si nën Stefano Pioli ai po tregon një rritje teknike dhe taktike dhe midis të dyve ekziston një lidhje e fortë që shkon përtej dinamikës në fushë, përcjell ORAinfo.
Klubet e mëdha evropiane janë të interesuar, përfshirë PSG që e pëlqen shumë Theo dhe kanë ringjallur interesin e tyre pas përpjekjes së dështuar verën e kaluar, por Milani nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare nga klubi francez.

Në interevisten e fundit, Theo ka folur për të ardhmën e tij.
“Ndihem shumë mirë në Milano. Atmosfera, ndeshjet, tifozët, gjithçka është vërtet e pabesueshme. Ne do të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja. Nga pikëpamja personale, unë kam disa projekte në proces. Jam shumë i lumtur me jetën time ”, tha ai.
Theo u bashkua me Milanin në verën e vitit 2019 dhe e gjeti të vështirë fillimin e karrierës së tij në klub për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që ai pësoi në Kupën e Kampionëve Ndërkombëtarë kundër Bayern Munchen.
Megjithatë ai ka arritur që shumë shpejt të bëhet një ndër lojtarët kyq të Milani. /ORAinfo/