Momente terrori për Theo Hernandezin, i hyjnë hajnat dhe ia tmerrojnë familjen.
Momente terrori në familjen e Theo Hernandezit.
Mbrëmë, në rezidencën e tij në të Cassano Magnago (në Varesino), një bandë hajdutësh u fut me dhunë dhe i mori me vete disa gjësende të vlefshme.
Aspekti më shqetësues është se në momentin e vjedhjes, prezentë ishte e dashura e futbollistit francez, Zoe Cristofoli, së bashku me djalin e tyre, Theo Junior, gjashtë muajsh, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkaq, vetë futbollisti nuk ishte prezent dhe është lehtë e imagjinueshme se çfarë tmerri dhe terrori ka përjetuar partnerja e tij, bashkë me djalin e vogël.
Hajnat kanë marrë me vete gjithçka që iu binte në sy, e që ju dukej e vlefshme.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa po shfrytëzohen edhe kamerat e vëzhgimit dhe dëshmia e së dashurës së Theo Hernandezit.