Theo i jep lajmin e madh Milanit

18:19 | 20 Dhjetor 2021

Hernandez kthehet për ndeshjen ndaj Empoli

Milan ka marrë lajme të mira, para sfidës së radhës që Milan e luan kundër Empolit.

Theo Hernandez është kthyer në stërvitje para sfidës së mërkurës, dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Reprezentuesi francez ka munguar në humbjen e mbrëmshme ndaj Napoli, derisa po vuante nga gripi ditëve të fundit.

Sipas raportimeve të fundit, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai ka kompletuar stërvitjet me Milanin sot.

Milan i jep fund vitit kalendarik me përballjen kundër Empolit, në ‘Stadio Castellani’.

Përveç Theo Hernandez që pritet të rikthehet, Pioli do të jetë pa Leao, Calabria, Rebic, Pellegri, Kjaer e Plizzari.

Komento: