Theren me thikë dy persona në Fushë Kosovë

08:36 | 19 Dhjetor 2023

Një person në Fushë Kosovë ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima meshkuj kosovare.

Që të dy janë vëllezër.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë, 18.12.2023, 22:26. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati./Front Online

Komento: