Theren me thikë dy persona, njëri në Prizren e tjetri në Gjilan

09:48 | 08 Shtator 2023
theren-me-thike-dy-persona,-njeri-ne-prizren-e-tjetri-ne-gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të therjes me thikë në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Gjilan e tjetri në Prizren.

Në raportin e Policisë, rastet janë cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjilan 07.09.2023-02:40. Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar për identifikim e personit te dyshuar.

VRASJE NË TENTATIVË

Prizren  07.09.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: