Një rast i rëndë ka ndodhur në Suharekë.
Një person është goditur me mjet të mbrehtë në Suharekë, duke marrë kështu lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia Rajonale e Prizrenit ka konfirmuar për Express se një person i moshës 20-vjeçare është goditur me mjet të mbrehtë.
“Kemi një rast të paraqitur, lëndim i rëndë trupor. Është goditur një person i moshës 20 – vjeçare, gjinia mashkull. Sipas informatave, është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia.
Siç tregojnë nga Policia, personi që dyshohet se ka kryer veprën është prangosur, ndërsa tre të tjerë që besohet se kanë qenë me të janë në kërkim.
“Njësitet policore kanë a rritur ë arrestojnë të dyshuarin kryesor. Dyshohet që kanë qenë tre deri në katër personave që e kanë goditur. Kryesi është identifikuar dhe prangosur”.