Theret me thikë Lavezzi, dyshohet se e plagosi vëllai

19:44 | 20 Dhjetor 2023

Ish-futbollisti argjentinas Ezequiel Pocho Lavezzi u plagos pas një mosmarrëveshjeje familjare dhe aktualisht ndodhet në spital.

Sipas mediave amerikano-jugore, ish-futbollisti u shtrua në spitalin e Cantegrill mëngjesin e sotëm pas një episodi të pashpjeguar në shtëpinë e tij në José Ignacio, ku organizoi një festë me familjen e tij.

Sipas versioneve të para, ish-asi i Napolit dhe PSG-së është sjellë në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer.

Ndaj dhe indikacionet e para ishin për një goditje të mundshme me thikë, por policia e Maldonados, e cila ka mbërritur e para në vendngjarje, nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sipas radiostacionit uruguaian Fm Gente, Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Për momentin nuk dihet gjendja e ish-futbollistit 38-vjeçar, i cili i dha fund karrierës në vitin 2019 pas një karriere të gjatë në të cilën luajti për San Lorenzo, PSG dhe Napoli.

Në fund të vitit 2016, Lavezzi ishte lojtari më i paguar në botë me një pagë vjetore prej më shumë se 20 milionë dollarësh teksa luante për Hebein e Kinës, si dhe bëri 51 paraqitje për kombëtaren e Argjentinës.

Komento: