Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, familjarët kërkojnë gjak për t’ia shpëtuar jetën

22:17 | 16 Shtator 2023

Policia ka arrestuar një të mitur, pasi dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Klankosova.tv ka kontaktuar me Besim Hajdarin,  familjarin e të miturit që mbeti i therur me thikë, për të cilin tha se kanë nevojë për gjak të grupit 0 negativ.

“Rasti ka ndodhur dje rreth paradites. Jemi duke luftuar me jetën e tij. Jemi duke u këshilluar edhe me mjekun për ta futur prapë në operacion. Grupi i gjakut është 0 negativ. Ka humbje të madhe të gjakut, andaj na duhet sërish”, tha ai.

Komento: