Një mitur është ther me thikë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 qershori”.
Lajmin për Klankosova .tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar nga policia.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima , i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit” – tha Borovci.