Therje me thikë në Kaçanik.
Në Kaçanik sonte rreth orë 19:15 ka ndodhur një përleshje mes dy personave, ku njëri nga ata është lënduar rëndë pasi u ther me thikë.
Rastin për klankosova.tv e konfirmoi, Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Ferizajt, ai po ashtu tha se viktima është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.
“Rreth orës 19:15 ka ndodhur një përleshje mes dy personave të cilët ishin rreth moshës 40 vjeçare”.
“Një person është therur me thikë, në krahë dhe në këmbë. Ai ka pësuar lëndim të rëndë trupor. Ndihma mjekësore iu është dhënë në Kaçanik, më pas në Ferizaj, për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK në Prishtinë”.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës. Personi tjetër i përfshirë në përleshje është duke u intervistuar në stacionin policor”, tha Gashi