Theret me thikë një person në Gjakovë, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

09:08 | 29 March 2025
theret-me-thike-nje-person-ne-gjakove,-te-dyshuarit-iken-nga-vendi-i-ngjarjes

Mbrëmë pas mesnate në Gjakovë një person është therur më thikë nga dy persona të panjohur.

Të dyshuarit pas kryerjes së aktit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Personi i sulmuar është duke u trajtuar në QKUK pasi ka pësuar lëndime të rënda.

“Skënderbeu, Gjakovë  28.03.2025 – 00:25. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Komento:
loading