Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

17:26 | 03 Nëntor 2025
Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therur me thikë këtë të hënë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.

Ajo njoftoi se janë sekuestruar edhe dy thika.

“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ka sekuestruar dy thika”, bëri të ditur Ahmeti.

Komento: