
Një person është sulmuar me thikë në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Mirëpo, pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë, 08.08.2023 – 03:39. Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje