Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati

09:20 | 20 Prill 2026
theret-me-thike-nje-person-ne-prishtine,-dy-te-dyshuar-ne-arrati

Mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, një person është therur me thikë nga dy të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendren Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: