Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu

22:56 | 29 Korrik 2025

Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi.

I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person.

Klankosova mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu.

Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë, po nga Lipjani.

Ende nuk dihet motivi i këtij rasti.

Komento: