Një person ka marrë lëndime, pasi i njëjti sonte në Prishtinë është therur nga një person tjetër me mjet të mprehtë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 21:20 është pranuar informata se në lagjen Dardania në Prishtinë, një person është sulmuar dhe dyshohet se ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci.
Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit si dhe po punon për identifikimin dhe lokalizmin e të dyshuarit.