Theret për vdekje një i mitur në Viti

09:24 | 21 Korrik 2023

Një i mitur ka vdekur si pasojë e therjes me thikë mbrëmë në Viti.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Front Online se deri më tani është arrestuar një person, poashtu i mitur.

I mituri që dyshohet për therjen me thikë të bashkëmoshatarit është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Front Online do të ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.

 

Komento: