The`rja me thi`kë e 4 personave në Ferizaj, Azemi: Ndjeva trishtim për këtë akt të dhun*shëm, të sigurohet drejtësi për vikti*mat

02:38 | 12 November 2024
the`rja-me-thi`ke-e-4-personave-ne-ferizaj,-azemi:-ndjeva-trishtim-per-kete-akt-te-dhun*shem,-te-sigurohet-drejtesi-per-vikti*mat

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, i cili vjen nga Ferizaj është shprehur i shqetësuar për rastin e therjes me thikë të katër personave në këtë qytet.

Ai shpreson në shërimin e të lënduarve sa më shpejtë, teksa thekson rëndësinë e sigurimit të drejtësisë për viktimat.

Reagimi i tij i plotë:

Shqetësuese dhe e papranueshme ngjarja që ndodhi sot në Ferizaj, ku u therën me thikë 4 persona.

Shpresoj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë dhe të rikthehen tek ata që i duan.

Besoj se autoritetet do të hetojnë me përgjegjësi dhe do të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes, duke siguruar drejtësi për viktimat dhe duke parandaluar që diçka e tillë të ndodhë përsëri.

Komento: