Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar

23:35 | 06 Mars 2026
therja-me-thike-ne-mitrovice-te-veriut,-kapet-nje-i-dyshuar

Një person është arrestuar lidhur me rastin e therjes me thikë që ndodhi sonte në Mitrovicë të Veriut.

Kjo është konfirmuar nga zëvendës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sipas informacioneve të para të pranuara tre persona dhe një veturë kanë qenë të involvuara. Pas kërkimit, veturën e kemi konfiskuar në një zonë aty afër e poashtu edhe një person është arrestuar”, deklaroi ai.

Rasti është duke u hetuar si “ vrasje në tentativë”.

Komento: