Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, nën dyshimin se kanë therur me thikë një 23-vjeçar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Rr. 12 Qershori, Ferizaj / 25.01.2025 – 17:00. Viktima mashkull/kosovar ka pësuar lëndime, pasi që në rrethana të panjohura është therrë me thikë. Viktimës është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.