Sherr me thika në Vlorë, dërgohen në spital babë e bir, djali në gjendje të rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë, ku pas një sherri me thika mes disa personave janë plagosur babë e bir.
Mësohet se babai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i biri ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë personat të cilët i kanë sulmuar, janë arratisur nga vendngjarja.