Theret me th.ikë një person në Vranidoll, intervenon Policia.
Një person është therur me thi.kë në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se dy persona janë arrestuar si të dyshuar ndërkohë që viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thi.kë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mpreht ( thi.kë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor. Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, tha Borovci.