Silva në dashuri me tifozët e Chelsea.
Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva, ka treguar se që nga fillimi e ka ndjerë dashurinë ndaj tifozëve të klubit, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Unë dhe tifozët e Chelsea ishte dashuri në shikim të parë. Ndjehem shumë i lumtur këtu. Jam shumë krenar që jam tek Chelsea. Sigurisht ky vit nuk ka shkuar mirë, por shpresojmë që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë”, tha Silva.
Kontrata e 38 vjeçarit brazilian me klubin londinez është deri më 30 qershor të vitit 2024.