Lëvizje të papritur ka bërë gjiganti spanjoll, Barcelona.
Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, do të largohet nga klubi si një lojtar i lirë.
Kontrata e 35 vjeçarit skadon në fund të sezonit, dhe agjenti ka konfirmuar se nuk ka negociata për vazhdimin e saj.
Sipas medieve spanjolle, Barcelona dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, duke e sjellë falas brazilianin në ‘Camp Nou’.
Katalanët tashmë kanë kontraktuar agjentin e lojtarit, dhe i kanë ofruar atij kontratë dy vjeçare.
Thiago Silva nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në të njëjtin ekip me Leo Messin, dhe do të ishte i gatshëm për të pranuar ofertën.