Thierry Henry e bën për ‘pesë pare’ Kylian Mbappen

11:56 | 13 October 2022

Thierry Henry për dramën e Mbappe: Disa gjëra janë më të mëdha se çdo gjë tjetër, për shembull klubi

Thierry Henry ka dhënë disa komente për dramën e Kylian Mbappe, duke kritikuar lojtarin për qëndrimin e tij.

Tash e disa ditë, Kylian Mbappe është kthyer në qendër të vëmendjes, përsëri me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga PSG.

Lojtari thuhet të ketë prishur raportet me klubin dhe s’është më i lumtur aty. Lidhur me situatën, disa fjalë ka thënë edhe Thierry Henry, i cili beson se klubi është mbi të gjithë.

“Askush s’dëshiron të ekspozohet për gjërat që s’është i mirë. Thjesht s’të pëlqen ai fakt”, ka thënë Henry, duke u bazuar në raportimet që thonë se PSG pagoi kompani të rrjeteve sociale për t’ia dëmtuar imazhin Mbappe, transmeton lajmi.

“Por, ka diçka më të madhe sesa gjërat tjera, dhe është klubi”, shtoi ikona franceze. “Ka vetëm një rregull: nëse trajneri të kërkon të bësh diçka, ti e bën, NËSE është mirë për skuadrën”, tha mes tjerash Henry.

Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool ose ajo e Real Madrid.

Komento: