Thierry Henry, ka kërkuar që ta transferojnë yllin e Premierligës.
Ish anëtari i Arsenal po e kërkon lojtarin e Tottenham Hotspur, Moussa Dembele, raporton “Le Sport 10”.
Reprezentuesi belg nuk është aktivizuar këtë sezon nga trajneri Mauricio Pochettino dhe mund të largohet gjatë janarit.
Ligue 1 mund të jetë e ardhmja e Dembele, i cili po kërkohet nga Thierry Henry, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Monacos.
Kontrata e Dembeles është shumë afër skadimit, gjithashtu minutat e pakta mund ta shtyjnë atë drejt një kalimi në Francë.
Problemi qëndron tek pozita dhe forma e dobët e skuadrës së Monaco këtë sezon. Ata pozicionohen në pjesën e fundit të tabelës.