Natalyia Apostolova ka bërë thirrje që të merren seriozisht rekomandimet në Raportin e Progresit, hartoni plan veprimi.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit.
Sipas saj, ky raport nuk paraqet përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, por një pasqyrë të asaj që ndodh në Kosovë
Tutje, Apostolova tha se institcionet e vendit duhe të kenë një plan të qartë veprimi sa i përket kësaj çështjeje.
“Unë dua të fillojë nga pika se çka është ky raport, ky raport nuk është një përmbushje e kritereve për liberalizim, pasi që Kosova sipas raportit veç se i ka përmbushur ato. Ky raport është i detajuar në të gjithë sektorët dhe arritjet që ka bërë Kosova. Numri i ligjeve dhe reformat e ligjit kanë ngecur”, tha jao.
Apostolova tha se dëshirë e BE-së është që Kosova të ecë sa më shpejtë në raportet tjera të Progresit.
Ajo shtoi se Raporti në fjalë flet edhe për çështjen e veteranëve, numrin e ministrave e zëvendësministrave.
“Raporti është veç një pasqyrim se çka po ndodhë në Kosovë, qoftë të mira apo të këqija. Ky raport flet për çështjen e veteranëve, mos meritokracinë, numrin e madh të ministrave e zv.ministrave”, tha Apostolova.
Apostolova këto komenti i bëri në tryezën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.