Thirrja e Komunës së Prishtinës për qytetarët: Shmangin zonat e përmbytura

10:26 | 06 Janar 2026
vershimet-ne-prishtine,-keta-jane-numrat-ku-mund-te-kerkoni-ndihme

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Thirrja e Komunës së Prishtinës:

📢Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit

Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Si pasojë, mund të ketë:

• vështirësi në qarkullimin rrugor,

• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,

• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,

• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës.

Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare.

Komento: