Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi

20:11 | 23 Qershor 2024
thirrja-e-perparim-rames:-mos-dilni,-qendroni-ne-shtepi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të mëdha që po mbizotrojnë në qytet.

Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, transmeton Front Online.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet , ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Komento: