Thirrje pas sulmit në Gramsh: Të mbyllen ambasadat ruse në vendet e NATO-s

09:39 | 21 Gusht 2022

Eksperti amerikan pas sulmit në Gramsh ka bërë thirrje që mbyllen ambasadat ruse në vendet e NATO-s.

Njohësi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Janus Bugajski, vlerëson se Shqipëria mund ta marrë rolin e vendit prijetar për ta “çliruar” Ballkanin nga Rusia.

Pas sulmit të spiunëve rusë dhe një ukrainasi, ai ka thënë se të gjitha ambasadat ruse nëpër vendet anëtare të NATO-s, duhet vënë çelësi.

“Një tjetër lëvizje e Moskës për ta destabilizuar Ballkanin. Koha për të mbyllur të gjitha ambasadat ruse në vendet e NATO-s dhe për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të paverifikuar. Tirana mund ta marrë drejtimin në shpalljen e Ballkanit një zonë të lirë nga Rusia”.

Komento: