Thirrje për subvencionim efiçiencës së energjisë, Ministria e Ekonomisë del me një njoftim

16:44 | 27 Gusht 2023
thirrje-per-subvencionim-eficiences-se-energjise,-ministria-e-ekonomise-del-me-nje-njoftim

Ministria e Ekonomisë njofton se gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike.

Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa qytetarë.

Ministria njofton se tashmë ky problem teknik është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.

Njoftimi i plotë:

Komento: