Ushqimi është pjesa në të cilën duhet të kemi më së shumti kujdes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë gatimit të ushqimeve, ruajtjes dhe shpërndarjes.
Siç njofton IKSHPK-së, çdo minutë sëmuren 44 persona në botë dhe sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurt.
Njoftimi i plotë:
Jemi në sezonin e verës!
Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!
MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!
Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!
Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen!