Thirrjes së Mustafës nuk i ‘bindet’ Teuta Rugova

15:04 | 27 May 2019

Isa Mustafa ka mbajtur takim sot me Grupin Parlamentar të LDK-së.

Por në këtë takim nuk ka marrë pjesë deputetja e kësaj partie, Teuta Rugova, e cila është e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Teuta e cila ka marrë mijëra vota nga votuesit besnikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë legjislaturë është rreshtuar në anën e koalicionit PAN duke mos i’u bindur partisë së saj brenda Kuvendit të Kosovës.

Tani kur opozita në Kuvend po koordinohet që të sigurojnë votat për mocionin ndaj qeverisë Haradinaj, duket se LDK-ja nuk do të llogarisë në votën e Teuta Rugovës.

Deputetja Rugova, njihet për pasivitetin e saj brenda seancave parlamentare, me mungesa të shumta e pa ndonjë aktivitet parlamentar.

Komento: