UEFA ka filluar hetimet për thirrjet raciste të bullgarëve ndaj tifozëve të Kosovës.
UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën, të hënën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.
Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.
Shpesh tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes të cilën Kosova e fitoi në sekondat e fundit, 2:3.
Golat për Dardanët, në fitoren historike – të parën në kualifikuese për Kampionat Evropian, i shënuan Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani në fund të ndeshjes.
UEFA ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet më 18 korrik.