Thomas Tuchel shkruan histori me Anglinë, nisje e jashtëzakonshme në stol

10:39 | 02 Korrik 2026

Thomas Tuchel po vazhdon të lërë gjurmë të forta në krye të Kombëtares së Anglisë, duke regjistruar një start mbresëlënës në drejtimin e “Tre Luanëve”.

Sipas statistikave të “Squawka”, Tuchel është bërë vetëm trajneri i dytë i Anglisë në shekullin 21 që mbetet i pamposhtur në 12 ndeshjet e para zyrtare si përzgjedhës i kombëtares. I pari që kishte arritur një nisje të tillë ishte Roy Hodgson.

Anglia nën drejtimin e Tuchel po tregon stabilitet dhe vazhdimësi në rezultate, duke u shfaqur si një nga skuadrat më të organizuara në Kupën e Botës dhe duke rritur pritshmëritë për fazat eliminatore të turneut.

Tuchel ka debutuar me Anglinë në ndeshje ndaj Shqipërisë, ku triumfoi me rezultat 2-0, derisa në 18 ndeshje gjithsej, ku gjashtë prej tyre janë miqësore, ka marrë 14 fitore, dy barazime dhe dy disfata.

Të dyja humbjet me Tuchel si përzgjedhës, Anglia i pësoi në miqësore: 1-3 nga Senegali dhe 0-1 nga Japonia.

Komento: