Thuram ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën

11:54 | 06 September 2022

Milan apo Inter? – Marcus Thuram ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Marcus Thuram nga sezoni i ardhshëm në Serie A.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram është në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse.

Francezi ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 6 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Monchengladbach i skadon në fund të sezonit.

Thuram ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Itali, ndërsa në garë për të janë Milan dhe Inter.

Calcio Mercato, shkruan se 25-vjeçari ka vendosur që verën e ardhshme t’i bashkohet Milanit.

Një tjetër fitore për Rosonerët pas triumfit në derbi javën e kaluar.

Komento: