Thuram tregon si realizoi golin spektakolar ndaj Milanit: Duhej të vija dy vite më parë te Interi.
Marcus Thuram ka realizuar një gol spektakolar në këtë sfidë duke sjell gëzim të madh në radhët e zikaltërve.
Sulmuesi francez pas ndeshjes ka folur për DAZN duke thënë se fillimisht dëgjoi shumë zhurmë pas golit, por që ishte zhurmë e bukur.
“Vendosa duart në vesh pasi kishte shumë zhurma. Megjithatë ishte një zhurmë e bukur”, deklaroi Thuram duke qeshur.
“Kam shpresuar se do të jem vendimtar para se të vija. Interi është një ekip i madh dhe po e shijoj çdo moment që po e kaloj këtu. Ne ishim në kundërsulm me Dumfries. Më pas isha vetëm me mbrojtësin dhe i thashë vetes se duhej të gjuaja”, deklaroi Thuram.
Reprezentuesi francez tha se është shumë e lehtë të luan me Lautaro Martinezin në sulm, derisa është shprehur se duhej të vinte te Interi dy vite më parë.
“Është e lehtë të luash me Lautaron, ai e kupton shumë lojën time dhe vërtetë e pëlqej shumë atë”.
“Duhej të vija te Interi dy vite më parë dhe më mbeti në kokë. Qëndrova te Gladbach dhe punova për të rifituar besimin e Interit që nuk më la dhe mendoj se ishte e qartë që do të vija te Interi në verë”, tha sulmuesi francez.