Vajza e Donald Trumpit ka thyer karantinën.
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, theu karantinën dhe udhëtoi së bashku me familjen në një nga klubet e golfit të Presidentit, shkruajnë mediat e huaja.
Ivanka dhe bashkëshorti Jared Kushner, kaluan natën e parë të Pashkës, më 8 prill, në rezidencën “Trump National Golf Club Bedminster”, në Neë Jersey, së bashku me tre fëmijët e tyre.
Ndërkohë, Neë York Times, shkruan se ajo qëndroi në Bedminster për të kaluar një fundjavë të këndshme me familjen.
Megjithatë vetëm pak ditë më parë, me anë të një postimi në rrjete sociale Ivanka inkurajoi qytetarët që të mbanin maska, duke shkruar: “Tashmë kemi hyrë në një javë të re, le të mbajmë veten dhe njëri-tjetrin e sigurtë duke ndjekur rekomandimet e CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve). Gjithashtu duhet të vendosim maska kur dalim në ambiente publike për të minimizuar përhapjen e virusit”.