Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik në degën e Vushtrrisë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e nesërm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Vushtrrisë, në sallën “Jeton Terstena” nga ora 18:00.
Tahiri, i cili bart numrin 25 në listën zgjedhore të LDK-së, ka ftuar simpatizantët e LDK-së dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrje. Në këtë tubim, kandidati për kryeministër i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë programin qeverisës.
Tubimi do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Jeton Terstena” nesër (e martë) nga ora 18:00.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë dhe të gjithë Kosovës, më 21 janar, në orën 18:00 në Palestrën e Sporteve “Jeton Terstena” në Vushtrri, LDK, kryeministri Lumir Abdixhiku paraqet para qytetarëve të Vushtrrisë programin për ndryshim. Ju ftoj të gjithëve që bashkë, të jemi në këtë ngjarje madhështore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ju, ushtarët e Ibrahim Rugovës, ju që i dhatë mbështetje për 35 vite vizionit të tij për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane. Ju ftoj të jeni të gjithë bashkë, që t’i japim shpirt fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha në video-adresim Tahiri.