“Ti je gjithmonë fituesi im”, lajmërohet me në fund dashura e re e Bleros

19:45 | 30 Tetor 2023

Këngëtari Blero ka qenë shumë i përfolur që me hyrjen e tij në Big Brother VIP Kosova.

Ai ka folur pak për jetën e tij private, por ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie dhe se është i lumtur me vajzën e re që ka në krah.

E teksa po e shijon këtë aventurë, duket se një mbështetje e fortë nuk po mungon edhe nga ana e të dashurës së tij.

Ajo përmes një shkrimi në InstaStory, i ka dedikuar disa fjalë zemre këngëtarit, duke e inkurajuar drejt një rrugëtimi sa më të suksesshëm në BBVK.

“Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ju jeni gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, shkroi ajo.

Një një bisedë me banorët e tjerë, Blero të hënën është shprehur: “Një mashkull që e ka punën si timen, s’është rehat. Por unë gjithmonë ia kam bërë me dije që ajo është më me rëndësi për mua, sigurisht nuk bëj gjëra që nuk na konvenojnë”.

Më tutje ai shtoi: “Po, unë dua t’i kem dy fëmijë, minimumi. Me të”.

Komento: