
Altuna Sejdiu – Tuna është një ndër këngëtaret më të përfolura në publik që në daljen e saj të parë në skenë.
Përveç me muzikën e saj ajo është edhe shumë e përfolur në publik për jetën private, shkruan ORAinfo.
Tuna tani është e martuar me muzikantin, Patris Berisha dhe ka një djalë që e kanë quajtur, Tian.
Ajo se fundmi është në pushime me djalin e saj dhe po kalojnë momente të mira.
Në një video të publikuar shihen Tuna dhe Tiani duke u luajtur.
Tiani duket një djalë i lazdruar duke e detyruar nënë e tij që edhe ajo të bëhet pjesë e këtyre lazdrimeve të tij të cilat gjithësëse janë të këndshme. /ORAinfo/
