Tiani do të bëhet këngëtar si mami, Tuna ‘shkrihet’ kur e dëgjon duke kënduar

12:10 | 31 May 2019

Tuna është një ndër këngëtaret më të përfolura në publik që në daljen e saj të parë në skenë.

Përveç me muzikën e saj ajo është edhe shumë e përfolur në publik për jetën private, shkruan ORAinfo.

Tuna tani është e martuar me muzikantin, Patris Berisha dhe ka një djalë që e kanë quajtur, Tian.

Të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka publikuar një video ku shihet Tiani duke kënduar, e duket se kjo gjë e ka kënaqur dhe emocionuar Tunën.

“Kënga ime më e bukur”- ka shkruar këngëtarja në këtë video./ORAinfo/

Komento: