Tiemoue Bakayoko ka një ‘baba’ edhe në ekipin e Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tiemoue Bakayoko ka një ‘baba’ edhe në ekipin e Milanit

09:54 | 22 Shkurt 2019

Tiemoue Bakayoko është ndër lojtarët kyç të Milan.

Ai ka arritur që të jetë në formacionin e parë të Milan që nga transferimi nga Chelsea. E për këtë besim, ai falëndëron trajnerin e tij, Gennaro Gattuson, të cilin e quan edhe ‘baba’.

Gjatë një interviste me Milan TV para ndeshjes kundër Empolit, Tiemoue Bakayoko foli për marrëdhënien e tij me trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, përcjell ORAinfo.

“Është e qartë se ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kemi të njëjtën ide të futbollit dhe për mua, ai është pak si një baba, flasim për gjithçka, nëse është e lidhur me këtë fushë apo jo. si trajneri im”, ka thënë Bakayoko.

Sonte zhvillohet ndeshja mes Milanit dhe Empolit në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A. /ORAinfo/

Komento: