Tifozët Dardanë i këndojnë Kosovës në zemër të Bullgarisë

14:27 | 10 Qershor 2019

Bullgaria dhe Kosova do të takohen sonte në Sofje në kuadër të ndeshjes kualifikuese ‘Euro 2020’.

Për këtë ndeshje, nga Kosova kanë udhëtuar edhe një grup tifozësh për ta përcjell nga afër kombëtaren Dardane.

‘Dardanët’ kanë postuar një video në ‘Facebook’ ku shihen dhe dëgjohen duke kënduar për Kosovën, përcjell lajmi.

Sipas raportimeve të medieve, diku afër 500 Dardanë kanë udhëtuar drejt kryeqytetit bullgar për të përkrahur kombëtaren.

Më poshtë ua përcjell videon e tifozëve tek këndojnë për Kosovën, rrugëve të Sofjes.

Komento: