Tifozët e Chelseat nuk e duan shitjen e Brojës

13:09 | 06 May 2023

Armando Broja u dëmtua në momentin kur Chelsea kishte më shumë nevojë për të dhe nisi t’i besonte.

Fati nuk ishte me sulmuesin nga Malësia e Madhe, i cili po rikuperohet me rimte të shpejta e në verë pritet që të zbresë në fushë, për të qenë i gatshëm për sezonin e ri.

Chelsea po kalon një nga edicionet më të zymta të tij dhe tifozët kanë nisour që në rrjetet sociale të shfaqin dëshirat e tyre për të ardhmen e lojtarëve që kanë në skuadër, në këtë votim nuk mungoi dhe sulmuesi i Shqipërisë, i cili duket se me ato pak minuta që ka luajtur me Blutë e Londrës ka fituar simpatinë e tifozëve.

Në sondazhin e hapur në datën 3 maj kanë marrë pjesë afro 25 mijë persona, prej të cilëve 66.7% mendojnë se Broja duhet të qëndrojë në skuadër, duke e konsideruar të dobishëm për skuadrën, 23.9% mendojnë se Chelsea duhet ta huazojë dhe vetëm 9.4% mendojnë se ai duhet të largohet.

Tifozët besojnë se 21-vjeçari ka aftësinë për ta lënë pas dëmtimin e të kthehet akoma dhe më i fortë për skuadrën e Chelsea-t.

Komento: