Tifozët e Dortmundit marshojnë drejt titullit

15:07 | 27 May 2023

Tifozët e Borussia Dortmundit mund ta shijojnë sot, titullin e Bundesligas pas një periudhë mungese prej 11 vjetësh.

Ata kanë marshuar drejt stadiumit në përballjen më të rëndësishme në vitet e fundit. Dortmundi do të përballet me Mainzin, dhe në rast fitoreje do të shpalleshin kampionë, pa pasur nevojë të shikonin ndeshjen e Bayernit me Kolnin.

Në rast humbje apo barazimi të Bayernit, Dortmundit do të mjaftohej edhe pa fitore.

Skuadra zieverdhë është e motivuar drejt arritjes së objektivit.

Lojtari që padyshim që më shumti e pret është kapiteni Marco Reus, pasi kur të gjithë u larguan nga klubi gjerman drejt ekipeve të mëdha evropiane, ky qëndroi.

Ndeshja mes Dortmundit dhe Mainzit fillon nga ora 15:30.

Komento: